Të fundit

​Para takimit të Brukselit, Kurti zhvillon bisedë telefonike me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Ata kanë diskutuar për takimin e 14 shkurtit në Bruksel dhe sipas Kryeministrisë, është theksuar nevoja për zbatimin e shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes bazike.

Kurti gjithashtu e ka falënderuar diplomatin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i jep Kosovës.

“Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon”, është theksuar në njoftimin e Kryeministrisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci