Të fundit

Konjufca takohet me Abottin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, me të cilin bisedoi, ndër të tjera, për aktualitetin politik dhe bashkëpunimin të ndërsjellë.

Siç shkruhet në komunikatë në këtë kuadër u vlerësuan të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe u theksua rëndësia e fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në këmbimin e praktikave ndërparlamentare.

Konjufca, edhe me këtë rast, falënderoi ambasadorin britanik për mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, e në veçanti Kuvendit dhe trupave të tij përcjellëse. Kryetari i Kuvendit po ashtu mirëpriti vendimin e Qeverisë britanike për emërimin e Sir Stuart Pech si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori Abott rikonfirmoi partneritetin mes dy vendeve tona dhe vazhdimin e përkrahjes së gjithanshme ndaj Kosovës në fusha të ndryshme zhvillimore, si dhe në proceset integruese.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci