Gjyqtari shqiptar i futbollit, Enea Jorgji është deleguar të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Young Boys dhe Leipzig në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Jorgji bëhet kështu gjyqtari i parë shqiptar që ndanë drejtësinë në një nivel të tillë garash.
Ai do ta ketë ndihmën e asistentëve Denis Rexha e Ridiger Çokaj, si edhe Florian Lata si gjyqtar i katërt.
Ndeshja mes Young Boys dhe Leipzig do të zhvillohet më më 19 shtator në Zvicër dhe i përket Grupit G.
