Andin Hoti, kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka deklaruar se nga Serbia nuk po arrijnë të marrin informacione të sakta për personat e pagjetur.
Hoti ka shtuar se Serbia nuk ka vullnet të bashkëpunoj me Kosovën rreth kësaj çështje, transmeton Paparaci.
Hoti foli edhe për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për largimin e kryetarit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Velko Odaloviq.Pikërisht për këtë arsye ai tha se grupet punuese nuk janë duke funksionuar.
“Nuk jemi duke funksionuar për shkak të mungesës së vullnetit për të bashkëpunuar dhe mos reflektimit të Serbisë për ndryshim të udhëheqësit të delegacionit serbë e që është z.Odaloviq atje. Ju e dini kërkesën e kryeministrit Kurti dhe ne kemi takime vetëm të nëngrupeve punuese dhe për çështje ekspertizash dhe të tjera janë takime e nëngrupeve punuese, por ato të grupeve punuese nuk funksionojnë”, ka thënë Hoti në T7.
