Të fundit

Lulzim Hetemi del pak në ballkonin e komunës

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi është parë së bashku me ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në ballkonin e komunës.

Hetemi, i cili tash e disa muaj po qëndron i mbyllur në objektin e komunës pas situatës së tensionuar lidhur me kryetarët e komunave veriore, çështje që s’ka marrë ende epilog.

I pari i Leposaviqit ka refuzuar të lëshojë zyrën e tij prej kohësh pasi që të kthehet aty, konsiderohet mjaft e vështirë.

Ai është parë në ballkon në një vizitë të ministrit Krasniqi ku së bashku kanë realizuar një fotografi goxha “artistike”. /Paparaci.com/ 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci