Të fundit

Një dëshmi e fuqisë së edukimit në Prishtina Mall – Superfinalja e Garës së Robotikës

Më 16 shtator 2023, Prishtina Mall ishte nikoqire e Superfinales së Edicionit të Pestë të
Garës së Robotikës – Kosova Makers League Open 2022-23. Gara mblodhi së bashku 86
ekipe dhe mentorët e tyre për të konkuruar me robotin e tyre të preferuar
micro:Maqueen Plus.

Mbështetja e Garës së Robotikës dëshmon se Prishtina Mall përkrahë nxënësit, arsimin
edhe edukimin e tyre përtej kurrikulave bazike në shkolla. Kjo garë u ka ofruar nxënësve
mundësinë të mësojnë rreth robotikës, kodimit dhe zgjidhjes së problemeve në mënyrë
kreative.

Gara e Robotikës është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit të Prishtina Mall për të
mbështetur komunitetin. Qendra tregtare është e përkushtuar për të ofruar një
hapësirë ku njerëzit mund të bashkohen për të mësuar dhe argëtuar.

Super Finalja e Garës të Robotikës ishte një ngjarje emocionuese. Dhe të gjithë nxënësit
që garuan treguan vendosmëri të madhe, kreativitet dhe punë ekipore. Prishtina Mall
është krenare që i përkrah këta studentë të talentuar dhe mentorët e tyre.

Prishtina Mall qëndron si simbol i mbështetjes për arsimin, inovacionin dhe potencialin
e pakufishëm të rinisë sonë. Kjo Superfinale e Garës së Robotikës në Prishtina Mall nuk
ishte vetëm një kulm i punës së palodhur dhe përkushtimit; ishte një dëshmi e fuqisë së
arsimit dhe mbështetjes së komunitetit.

Për edukimin, fëmijët dhe argëtimin – ku tjetër veç në Prishtina Mall!

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci