Të fundit

Miratohet ‘transferimi’ i kompetencave shtetërore në Bosnje

Ndonëse janë paralajmëruar nga Perëndimi që të mos ndërmarrin një veprim të tillë, Asambleja Popullore e Republikës Sërpska, sot ka miratuar nismën për të transferuar disa kompentenca nga institucionet shtetërore.

Kjo nismë në asamblenë që u zhvillua sot mori 49 vota për 3 kundër dhe asnjë abstenim. Kurse, deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja para votimit, shkruan REL, transmeton Paparaci.

Nisma parasheh nisjen e një procedure të atillë që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnje dhe Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik.

Bosnja ka qenë në një krizë të stërzgjatur politike lidhur me lëvizjet ndarëse nga Republika Srpska, duke ringjallur frikën se marrëveshja e paqes që i dha fund një lufte të viteve 1992-95 mund të shpërbëhet dhe të kërcënojë stabilitetin rajon.

Më poshtë janë vendimet kryesore që mund ta dërgojnë shtetin boshnjak drejt shpërbërjes.

1. Bartjen e kompetencave tek Republika Serbe në nivelin e Bosnje-Hercegovinës;

2. Bartjen e kompetencave në fushën e tatimit indirekt;

3. Bartjen e kompetencave të sistemit të drejtësisë tek Republika Serbe në nivelin e Bosnje-Hercegovinës;

4. Bartjen e kompetencave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë tek Republika Serbe në nivelin e Bosnjës-Hercegovinës;

5. Deklarata mbi Parimet Kushtetuese.

Ndryshe, këto konkluzione hyjnë në fuqi një ditë pas miratimit të tyre.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci