Të fundit

Sindikata e Policisë reagon pas vrasjes së rreshterit Bunjaku

Sindikata e Policisë së Kosovës, ka dënuar ashpër sulmet që i ka cilësuar si terroriste, që lanë të vdekur mëngjesin e së dielës në veri, rreshterin Afrim Bunjaku, si dhe të plagosur policin Alban Rashiti.

Sipas sindikatës, këto sulme po i bëjnë grupet kriminale ndaj Kosovës, transmeton Paparaci.

“Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, nga grupe kriminale e terroriste të organizuara , në Veri të vendit, është sulmuar Policia e Kosovës, me ç’rast ka mbetur i vrarë Rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe është polagosur zyrtari policor, Alban Rashiti. Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushllime familjes së ngushtë, miqëve dhe të gjthë pjestarëve të Policisë së Kosovës, kurse policit të lënduar i urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së PK-së.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke përcjellur nga afër zhvillimet e ditës së sotme dhe dënon ashpër sulmet terroriste që po i bëjnë grupet kriminale ndaj shtetit tonë. Policia e Kosovës është duke vepruar sipas autorizimeve ligjore dhe Kushtetuese në mbrojtje të integritetit të Republikës së Kosovës. Sindikata e Policisë së Kosovë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci