Avokati Arbër Jashari ka treguar se sa mund të dënohen terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Ai tha se varet se me cilën vepër penale ngarkohen të dyshuarit.
“Varësisht prej cilës vepër pernale, më e pakta 20-15 vjet burgim, më së shumti, dikush ndoshta mund të dënohet me burgim të përjetshëm, por krejt varet prej veprimeve inkriminuese”, tha ai.
“Janë disa vepra penale më të lehta, ose më të rënda”, tha ai në Frontal të T7.
