Të paktën 100 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një dasmë në distriktin Hamdaniya të provincës Nineveh të Irakut, njoftoi media shtetërore irakiane herët të mërkurën, raporton Reuters.
Zëvendësguvernatori i qytetit Nineveh, Hassan al Allaq, konfirmoi vdekjen e 113 personave për Reuters.
Burimet vendase bëjnë me dije se numri i viktimave mund të jetë më i madh dhe mes viktimave janë dhëndri Revan dhe nusja Haneen.
Këtë e ka konfirmuar Ahmes Dubardani, zëvendës shef i administratës së shëndetësisë në Nineveh. Ai shtoi se të paktën 50 të lënduar janë në gjendje kritike, të paktën gjysma e të cilëve kishin pësuar djegie.
ساتی ئاگرکەوتنەوە لە هۆڵی ئاهەنگگێڕانەکەی حەمدانییە؛ لە چەند چرکەیەکدا شایی دەبێت بە شین و دەیان کەس سووتاون#fire pic.twitter.com/gQvIIitCel
— Rudaw (@Rudawkurdish) September 26, 2023
بۆ یەکەم جار دیمەنی سووتانی هۆڵەکەی قەزای حەمدانیە ببینە؛ بەپێی زانیارییەکانی رووداو نزیکەی 1000 کەس لەو هۆڵەدا بوون#حريق_كبير pic.twitter.com/QeHrg1zW3k
— Rudaw (@Rudawkurdish) September 26, 2023
“Shumica e të plagosurve kanë djegie në të gjithë trupin. Të tjerë kanë rreth 60 për qind të trupave të tyre të mbuluar me djegie. Jo mirë”, tha ai.
Ai shtoi se deri më tani askush nuk ka dalë nga spitali.
Zjarri, njoftoi mbrojtja civile lokale, përfshiu sallën e madhe ku u mbajt dasma dhe pasi u ndezën fishekzjarrë gjatë festës. Dëshmitarët okularë pohojnë se në dasmë ishin rreth 900 persona.
“Nusja dhe dhëndri duhej të kërcenin me një këngë të lehtë, dhe më pas ata ndezën fishekzjarrë që goditën tavanin dhe i vunë flakën sallës”, tha një nga të plagosurit për AP.
Ai theksoi se e gjithë salla u dogj në pak sekonda. Në një video, nusja Hanneen shihet duke ecur e tmerruar rreth sallës me një fustan nusërie të bardhë, ndërsa flakët përhapeshin nëpër mure me shpejtësi rrufeje përpara se materiali të fillonte të binte nga tavani.
Pasoi një kaos dhe 900 të ftuar në panik u vërsulën drejt daljeve të sallës. Një numër i madh mbetën të ngujuar në sallë pasi nuk shihnin asgjë për shkak të tymit të zi, sipas dëshmitarëve okularë.
Videoja nga vendi i ngjarjes nga një korrespondent i Reuters tregoi zjarrfikësit duke u ngjitur mbi ndërtesën e djegur në kërkim të të mbijetuarve.
Në vendin e tragjedisë ndodhen edhe ambulancat dhe ekipet mjekësore.
Informacionet fillestare tregojnë se ndërtesa ishte bërë nga materiale ndërtimi shumë të ndezshme, të cilat janë të ndaluara në Irak, gjë që kontribuoi në shembjen e saj të shpejtë, njoftuan mediat shtetërore irakiane.
Është një polietileni i përbërë prej metali dhe i pamodifikuar që shkaktoi përhapjen e shpejtë të zjarrit, dhe është i njëjti material që u përdor gjatë ndërtimit të Kullës Grenfell të Londrës. Si kujtim, 72 njerëz vdiqën në një zjarr në një rrokaqiell në 2017.






