Të fundit

Haradinaj zbulon skenarin e Serbisë: S’ka logjikë mos me i përdorë zollat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë në T7 se Serbia po kërcënon përmes terrorizmit.

Ai ka thënë se plani i Serbisë ishte që t’i ketë disa serbë vendas, por ai thotë se dyshon se terroristët e ikur janë edhe pjesë e ushtrisë serbe.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se duhet një hetim ndërkombëtar për çështjen e këtij grupi terrorist.

Po ashtu, ka thënë se Serbia i ka të dhënat e këtij grupi terrorist, pasi vetë është sponsorizuese e terrorizmit.

“Unë dyshoj që ky është skenari i Serbisë, i kanë identifiku 3-4 vendas, i kanë lënë aty. Unë besoj që ata që ikën minimum 15 prej tyre nëse 20 janë të ushtrisë serbe e të Serbisë. Serbia po shantazhon, po kërcënon me armë, Unë jam i bindur që Serbia i dinë të dhënat e këtij grupi, për këtë duhet një grup ndërkombëtar. Serbia po shantazhon për drejta për serbë me njësi terroriste, që është gabim”, ka shtuar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci