Ish-futbollisti dhe trajneri i njohur i futbollit, Iliza Sina ka vdekur sot.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur klubi i futbollit Prishtina.
Përmes një njoftimi, Prishtina ka bërë të ditur për vdekjen e Sinës, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë komunitetit sportiv.
“Ish-futbollisti dhe trajneri i mirënjohur nga Gjakova, Iliaz Sina ka ndërruar jetë.
Sina ka qenë udhërrëfyes për futbollistë, trajnerë e gjenerata të futbollit kosovar me dekada. Ai ka qenë trajner për një periudhë edhe te FC Prishtina (gjeneratat e reja).
Klubi jonë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sina, miqëve të tij dhe mbarë komunitetit të futbollit. Kujtimi i tij në historinë e futbollit shqiptar do të mbetet i paharruar. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.
