Të fundit

Dyfishohet vlera në treg e Albion Rrahmanit

Paraqitjet e mira me skuadrën e Rapidit i janë shpërblyer sulmuesit kosovar, Albion Rrahmanit.

23-vjeçari ishte transferuar nga Ballkani në kampionatin rumunë, për një shumë prej 600 mijë eurove duke u bërë kështu transferimi më i shtrenjtë në histori të Superligës së Kosovës.

Mirëpo, Rapidi pritet të fitojë shumë më shumë nga shitja e sulmuesi, pasi vlera aktuale e lojtari është rritur në 1.2 milion euro, sipas Transfermarkt.

Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim për Rapidin.

Ai aktualisht është njëri prej tre lojtarëve më të shtrenjtë te Rapid Bukuresht, pasi vetëm portieri Horatiu Moldovan me 1.6 milion euro është më latë se Rrahmani, pasi që edhe Andrei Borza vlerësohet 1.2 milion euro.

Rrahmani ka kontratë me Rapidin deri në verën e vitit 2026, por më gjasë në verë do të kalojë në një kampionat më të fortë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci