Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës Junik – Gjeravicë në segmentin Gjocaj – Livadh i Madh.
Shehu ka thënë se kjo rrugë shënon projekt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien në Komunën e Junikut.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur junikas,
Sot kemi filluar me asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë (segmenti Gjocaj – Livadh i Madh). Përndryshe rruga e Gjeravicës shënon një nga projektet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies në Komunën e Junikut. Tanimë po realizohet edhe ky projekt i shumëpritur.
Vazhdojmë me punë dhe suksese tjera.
R.Sh
