Të fundit

Nisma në Suharekë dhe Prizren përkrah Arben Gegën e PDK-së

Degët dhe njerëzit kyq të Nismës për Kosovë merret vesh që veçse kanë shpërndarë në strukturën e tyre emrin e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega që të jetë në mesin e kandidatëve që përkrahen nga dega e tyre.

Kandidati Gega është parë edhe gjatë fushatës duke marrë përkrahje publike nga figurat kyqe të Nismës, sikur komandanti Nezir Çoçaj i cili kishte folur në superlativë për Gegën, si një nga figurat e reja që ka arritur të rrisë votën e PDK-së në Suharekë.

Gega është parë në afërsi mjaft të madhe edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Për këtë të fundit, Arben Gega ishte deklaruar herët në emisione televizive që e përkrah rikthimin në PDK dhe futjen e tij në listë.

Ajo që merret vesh është se Limaj ka vendosur për përkrahje ndaj Gegës edhe për shkak se ky kandidat është gjendur gjithmonë pranë organizatës së veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së duke i përkrahur në secilën formë.

Arben Gega për herë të dytë është në garë për deputet nga radhët e PDK-së dhe mban numrin 68.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci