Vetëm Lulzim Hetemi mungonte në takimin e kryeministrit Albin Kurti me kryetarët e komunave të hënën.
Kryetari i Leposaviqit vazhdon të jetë i ‘ngujuar’ brenda objektit komunal të Leposaviqit, gati katër muaj pasi hyri në zyrë.
Për mungesën e tij është pyetur pas takimit ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Ai ka thënë se nuk e di arsyen për mos-pjesëmarrje të tij
“Mundesh me u adresu edhe tek kryetari i komunës. Sidoqoftë ne kemi koordinim të rregullt me kryetarin e Leposaviqit. Edhe z. Aliu është vazhdimisht në kontakt. Po sigurisht që do të marrë pjesë në mbledhjet e ardhshme, mirëpo sot nuk ishte prezent, por ishin prezent tre kryetarë të tjerë”, deklaroi ai.
“Nuk e di pse s’ka marrë pjesë në këtë takim. Por, ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me të”, vijoi më tej Krasniqi përpara mediave.
Hetemi tash e disa muaj po qëndron i ngujuar në objektin komunal të Komunës së Leposaviqit.
