Të fundit

Abott në “Bondsteel” para se të vijnë edhe 200 ushtarët britanikë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka vizituar sot kampin “Bondsteel”.

Ai është takuar me ushtarët britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore.

“Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen 200 ushtarë të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në ditët në vijim”, ka thënë Abbott, përcjell KlanKosova.tv.

“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci