Të fundit

Itali: Hajduti tenton të arratiset dhe bie nga kati i pestë i pallatit

Një burrë ka humbur jetën në Caserta të Italisë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati. Sipas mediave italiane, dyshohet se ai ishte një hajdut që synonte të arratisej pasi kishte hyrë në një apartament për të vjedhur.

Kanë qenë banorët që kanë njoftuar policinë. Rezultoi se hajduti ishte me një bashkëpunëtor i cili megjithatë arriti të arratisej. Sipas raportimeve, të dy duket se kanë qenë brenda një apartamenti kur janë shqetësuar apo zbuluar dhe kanë tentuar të arratisen, ndoshta nga ballkoni.

Njëri prej tyre ka humbur ekuilibrin duke ‘fluturuar’ për më shumë se dhjetë metra. Ndërhyrja e punonjësve shëndetësorë ka qenë e kotë dhe kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen e burrit./abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci