Të fundit

Gashi: Refuzimi i Kurtit për t’u përgjigjur në pyetjet e opozitës, shkelje e Kushtetutës

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti, të përgjigjet në pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës.

Ai ka thënë se veprimi i kryeministrit përbën edhe shantazh ndaj opozitës në vend.

“Sot për herë të parë në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë”, ka deklaruar Gashi në një konferencë për media, pasi që deputetet LDK-së dhe të AAK-së kanë lëshuar sallën.

“Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë. Është nivel i ri të demokracisë dhe me sjelljen e arrogancës e kryeministrit ne e lëshuam seancën … Dje kam thënë se vendi është në krizë. Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta, nuk është problemi të opozita por të pushteti. Cila është zgjidhja. Qeveria t’i bëjë numrat, a zgjerohet koalicioni apo i kërkon deputetët që të kthehen, nuk na intereson. Kjo çështje i takon kryeministrit Albin Kurti”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se në seancat e radhës do të marrin pjesë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci