Të fundit

Hamza uron ish-krerët e UÇK-së për 24 vjetorin e themelimit të PDK-së

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar në Facebook për 24 vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Përmes postimit, Hamza u shpreh se PDK është parti e dalur nga lufta, e shtetformimit, shtetndërtimit dhe krijimit të institucioneve.

Ai ka uruar të gjithë edhe ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin të cilët janë duke u gjykuar në Hagë, duke thënë se janë meritorët për këtë parti dhe edhe tani janë duke zhvilluar betejën e fundit të luftës për liri.

“Gëzuar atyre më meritorëve që edhe sot janë duke e zhvilluar betejën e fundit të luftës për liri, Hashimit dhe Kadriut, e që presim shpejt të jenë në mesin tonë! Gëzuar për aktivistët besnikë të partisë, atyre që nuk lodhen asnjëherë!”, ka shkruar Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci