Të fundit

​Osmani takon komunitetin shqiptar në Zagreb e Rjekë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës në Kroaci, është takuar edhe me komunitetin shqiptar që jeton në këtë vend.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Lidhja Kroato-Shqiptare kultivohet me përkushtim nga bashkëkombësit tanë që jetojnë e punojnë në Kroaci.

“Mërgata jonë përbëhet nga njerëz të ndershëm, punëtorë e të zellshëm, të cilët kontribuojnë për komunitetin dhe shtetin kroat. Ata janë përfaqësues të denjë të shtetit të Kosovës dhe kanë luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Kisha kënaqësinë t’i takoj kësaj radhe në Zagreb dhe në Rjekë”, ka shkruar Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci