Të fundit

Dorëheqja e Qunit lë LDK-në e Prizrenit në duart e një kirurgu

Hatim Baxhaku do të udhëheqë, së paku përkohësisht, me Degën e LDK-së në Prizren pas dorëheqjes së Anton Qunit.

Kryetari i dorëhequr sot, ia ka bartur autorizimet e tij nënkryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Hatim Baxhakut.

Baxhaku, një kirurg i lindur në Dragash, është politikan me përvojë në vend. Ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës në dy legjislatura.

Për herë të parë, Baxhaku ishte zgjedhur deputet i kuvendit më 2014.

Anton Quni, udhëheqësi i deritanishëm i Degës së LDK-së në Prizren, tha se vendimin për largim e ka marrë si përgjegjësi morale për mosarritjen e rezultatit të duhur në zgjedhjet lokale, ku doli i treti.

“Të qenit kryetar i degës ishte privilegj dhe përvojë e mirë, por jam i bindur se me dorëheqjen time po mundësohet një riorganizim më i mirë i LDK-së në Prizren, nëndegëve dhe forumeve, me të cilin do të krijohen parakushtet për afirmimin e të rinjve te Prizrenit, ruajtjen e bërthamës por edhe hapjen e dyerve për më shumë njerëz e kuadro që do ta forcojnë LDK-në dhe do ta bëjnë konkurente serioze për ciklin e ri zgjedhor”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci