Të fundit

Kurti: Serbia me aspiratat e saj territoriale minon paqen në rajon

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës, angazhohen çdo ditë që të ndërtojnë një shoqëri e shtet të sigurt, të ngritin e forcojmë kapacitetet e shtetit për të mbrojtur vendin dhe popullin, porse Serbia mbetet kërcënim për stabilitetin e Republikës.

Një deklarim të tillë kryeministri e ka bërë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Para pjesëmarrësve, zyrtarë të sigurisë publike  nga pesëmbëdhjetë vende të ndryshme të botës, kryeministri Kurti theksoi se përballë këtyre sfidave globale të sigurisë, është e domosdoshme ndihma, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi i të gjitha shteteve që mbështeten në vlera demokratike, për ballafaqim me terrorizmin dhe krimet të cilat cenojnë sigurinë e shteteve e popujve kudo në botë.

Ai tha se Kosova duke qenë partner serioz dhe i besueshëm për aleatët tanë, kontribuon në paqen dhe sigurinë rajonale, por fqinji i saj verior mbetet kërcënim për paqen.

“Serbia në vazhdimësi kërcënon ushtarakisht Republikën e Kosovës, deri në faktin që renditë artilerinë e saj ushtarake rreth kufirit tonë. Për më tepër, ajo ka ndërtuar 48 baza të përparme apo ofensive, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmërisë, rreth kufirit tonë. Këtë e ka bërë përgjatë vijës sonë kufitare e cila është  381 kilometra e gjatë, dhe paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë e vendit tonë. Veprimet e rrezikshme të Serbisë, aspiratat e saj territoriale ndaj Republikës së Kosovës, dhe luftimi i shtetësisë sonë me të gjitha mekanizmat e mundshëm, e minojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe jo vetëm”, ka shtuar Kurti.

Kryeministri theksoi se institucionet e Kosovës janë gjithmonë të përkushtuara në ballafaqimin me sfidat aktuale në vend, por edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët përmes dialogut, veçanërisht me Serbinë, si palë të barabarta, duke u bazuar në parimet e reciprocitetit e me njohje të ndërsjellë mes shteteve.

“Këto parime, për ne janë garancë e paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë”, ka nënvizuar ai.

Më tej, kryeministri ritheksoi se institucionet tona të sigurisë gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer mes vete e me partnerët tanë strategjikë, dhe kjo është garanca e menaxhimit me sukses të çdo emergjence apo sfide të sigurisë.

“Ato janë të ndërtuara dhe operojnë me dokumente strategjike që parashohin veprime konkrete dhe ndarje të përgjegjësive, për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve tanë, dhe vendin tonë”, ka përfunduar Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci