Të fundit

Keshilltari i Glauk Konjufcës i gëzohet bllokimit të ndërtimit të Rrugës A

Shefi i stafit të Kryekuvendarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Komerciale për pezullimin e punimeve në Rrugën A në Prishtinë.

Kërçeli në profilin e tij ka shkruar se ky vendim është më se i duhuri për ruajtjen e interesit publik

“Gjykata Komerciale e Prishtinës ka vendosur që tani për tani të pezullohet ndërtimi i Rrugës A.Ndërtimi i Rrugës A – Pjesa e parë me numër të prokurimit 616-22-7096-5-1-2, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Prishtinës, deri në shqyrtimin e pretendimeve të ngritura për shkeljet e pretenduara procedurale është më se i duhuri që të ruhet interesi publik”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci