Të fundit

Përditësohet ranglista e klubeve, Ballkani me ngritje të jashtëzakonshme

Kampioni i Kosovës për tash e dy vite, Ballkani ka arritur një ngritje të jashtëzakonshme në ragnlistën e UEFA-s. Pas paraqitjeve të mrekullueshme në garat evropiane, Ballkani ka arritur ngritje për 162 pozita.

Për të dytën herë me radhë, kampioni i Kosovës arrin fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Krejt kjo ia ka mundësuar Ballkanit që të renditet sa më mirë në mesin e klubeve evropiane.

Nga pozita e 334-të ku ndodheshin vitin e kaluar, këtë sezon Ballkani renditet në pozitën e 172-të, duke arritur kështu ngritje për 162 pozita.

Ndryshe nga Ballkani, Drita që deri këtë vit ishte skuadra kosovare me indeksin më të mirë, këtë radhë kanë pësuar rënie për dy pozita. “Intelektualët” janë renditur në pozitën e 201-të.

Pas Ballkanit e Dritës renditet skuadra e Gjilanit që këtë radhë kanë arritur ngritje duke u renditur në pozitën e 340-të.

Rënie të madhe ka pësuar Prishtina që tani në këtë ranglistë renditet si e katërta nga klubet kosovare. Prishtinasit sezonin e kaluar ishin në pozitën e 312-të, kurse tani ndodhen në pozitën 345-të.

Kësaj rangliste për herë të parë i është shtuar Dukagjini, që mori pjesë sezonin e kaluar për herë të parë në garat evropiane, duke luajtur në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Klinasit mbajnë pozitën e 370-të.

Llapi është një pozitë më poshtë, gjithashtu një pozitë më poshtë edhe krahasuar me sezonin e kaluar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci