Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në Fushë Kosovë

Një grua 75-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Bresje të Fushë Kosovës këtë pasdite.

Rastin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë.

Ahmeti ka treguar se rreth orës 17:00, nga një ekip mjekësor, kanë pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës.

“Viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci