Të fundit

Shpallet në kërkim 18-vjeçarja e zhdukur nga Prizreni

Policia e Kosovës është venë në kërkim të 18-vjeçares Genta Berisha, e cila është zhdukur prej disa ditësh.

Policia e ka publikuar të hënën fotografinë e të zhdukurës dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët.

Postimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve Rajonale, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim lokalizimin e saj, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i zhdukur është:

• GENTA (Fejzi) BERISHA e lindur me 09.07.2005 në Prizren.
• PERSON I ZHDUKUR

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren
– E-mail adresa: [email protected]

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci