Të fundit

Pesë persona arrestohen për vrasjen e rëndë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Vushtrri, ku një person mbeti i vrarë dhe dy u plagosën.

Policia ka njoftuar edhe për pesë persona të arrestuar lidhur me vrasjen.

Janë arrestuar J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë AK 47 dhe po ashtu edhe një veturë e cila është përdorur në rast.

Policia thotë se gjatë hetimeve janë identifikuar edhe tre persona te tjerë, te cilët kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

“Me urdhër të prokurorit, personave në fjalë ju është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa trupi i pajete i viktimës mashkull F. Z.,27 vjeçar, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).”

“Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar nga Sektori Rajonal i Hetimeve DRP  Mitrovicë Jug, në bashkëpunim me prokurorin.”

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci