Katër persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani që po fluturonte nga Zagrebi.
Avioni i vogël Cirrus SR-20 është nisur nga Zagrebi dhe supozohet se pak pas orës 15:00 ka hasur në probleme ende të pashpjeguara, të cilat kanë çuar në rrëzimin.
Avioni është dashur të ulej në Salzburg, mirëpo është rrëzuar në mes të pyllit në qarkun Linxing, raporton Salsburg24, transmeton Paparaci.
Shiu i vazhdueshëm dhe terreni i pjerrët e bënë të vështirë kërkimin, i cili zgjati deri në orët e vona.
Në aksion kanë marrë pjesë një helikopter i ambulancës, një mjek dhe tre mjete shpëtimi të Kryqit të Kuq, zjarrfikës, shërbimi i shpëtimit malor dhe policia.
Policia dhe ekspertët e aviacionit po shqyrtojnë rrënojat për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
