Të fundit

Abdixhiku e dërgon Hazirin në takimin me Lajçakun

Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku nuk do ta takojë emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak por në vend të tij do të shkon nënkryetari Lutfi Haziri.

Lajçak, sot e nesër do të qëndroj në Kosovë, ku në ditën e nesërme do të takojë liderët opozitarë.

Takimi me Hazirin, Krasniqin e Haradinajn do të zhvilllohet në zyret e BE-së në Kosovë në orën 10:15.

“Po. Nesër kam me taku”, ka konfirmuar shkurt Haziri, për reporterin.

Në këtë takim pritet të prezantojë draftin “modern evropian” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin sipas BE-së dhe Qeverisë së Kosovës, Kryeministri Albin Kurti është pajtuar me të në Bruksel.

Pos opozitës, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, në Prishtinë pritet të zhvillojë takime edhe me krerët e shtetit.

 

Lajçak nesër do të takohet me Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci