Të fundit

Izraeli: ‘Kalimi i sigurt’ në jug të Gazës është i hapur për katër orë

Avichay Adraee, zëdhënësi i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe, thotë se kjo ushtri po lejon përsëri “kalimin” për civilët që largohen nga veriu i Gazës për në jug.

Duke postuar në X, Adraee shkroi se IDF-ja po lejon një rrugë në rrugën Salah al-Din mes orës 10:00 dhe 14:00 me kohën lokale.

“Për sigurinë tuaj, shfrytëzoni këtë mundësi tjetër për të lëvizur në jug përtej Wadi Gazës”, tha Adraee, raporton BBC.

Ai shtoi se “shumica” tashmë po përdorin rrugën, duke postuar video të grupeve të palestinezëve.

IDF-ja së pari paralajmëroi njerëzit në veri të Gazës që të shkonin në jug më 13 tetor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci