Tashmë edhe zyrtarisht Kosova nuk ka asnjë mundësi më për të siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian.
“Dardanët” e mbyllën me barazim ndeshjen e parafundit të grupit ndaj Zvicrës, duke marrë një pikë në Basel.
Kosova barazoi me rezultat 1:1, me golin e Muhamet Hysenit.
Zvicra domioni ndeshjen gjatë kohës më të madhe, por Kosova ishte e rrezikshme në minutat e fundit.
Golin për helvetikët e shënoi Vargas me të filluar pjesa e dytë, ndërkaq rezultati u barazua në minutën e 82-të.
Me këtë barazim Zvicra ka siguruar kualifikimin nga Grupi I, ndërkaq për Kosovën kanë marrë fund shpresat.
