Elizabeth Gowing është një humaniste angleze që prej 14 vitesh jeton në Kosovë. Ajo, sot është emëruar në rolin e këshilltares për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.
Në një rrëfim televiziv para më shumë se një viti, ajo kishte shpjeguar se në Kosovë kishte ardhur me bashkëshortin e saj.
“Për mua ishte një vend krejtësisht i panjohur, por qysh në javën e parë ky vend më ka bërë përshtypje dhe më pas kisha dëshirë të qëndroja më shumë e më shumë e kështu deri sot”.
Gowing, në rrëfimin për RTV Dukagjinin, kishte deklaruar se se nuk ishte e lehtë por njerëzit që janë në këtë vend ishin të ngrohtë dhe ka mbetur këtu.
Ajo tregon se në kohën kur Agim Çeku ishte kryeministër në Kosovë, ai e kishte ftuar bashkëshortin e saj si këshilltar të jashtëm dhe nga ajo kohë ata kanë vazhduar të jetojnë në Kosovë.
Elizabeth me profesion është mësuese dhe puna e parë në Kosovë që ka bërë është pikërisht mësimi i gjuhës angleze.
Ajo më pas ka formuar një OJQ që lidhet me fushat e arsimit, ambientit dhe trashëgimisë kulturore.
