Të fundit

​Zyba: Jap atomin e fundit për vendin tim

Njëri nga futbollistët më premtues në Kosovë, Qendrim Zyba, i cili është pjesë e skuadrës së Ballkanit, ka lëshuar një reagim të fuqishëm në profilin e tij në “Facebook”.

Përmes këtij reagimi, Zyba ka shprehur përkushtimin e tij të madh për Kombëtaren e Kosovës, e cila së fundi është në qendër të kritikave për shkak të paraqitjeve jo të mira në ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit.

Në shkrimin e tij, Zyba ka thënë se fanella e kombëtares është gjëja më me vlerë që mund ta ketë një futbollist, derisa ka shtuar se është i gatshëm të luftojë deri në atomin e fundit për vendin e tij.

“Fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë që mund ketë një futbollist në karrierën e tij. Motivin që fitova nga këto paraqitje do ta kthej në punë për të arritur sa më shumë dhe për të synuar qëllime edhe më të mëdha. Gjithmonë i gatshëm të luftoj deri në atomin tim të fundit për vendin tim. Unë biri yt,Kosovë”, ka shkruar ai në facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci