Ka kohë që shteti gjerman ka vende të lira pune dhe nevojë shumë të madhe për punë.
Njëkohësisht, Gjermania nuk ka pasur kurrë më parë kaq shumë njerëz të punësuar sa në tremujorin e tretë të këtij viti.
Referuar statistikave, numri i të punësuarve dhe të vetëpunësuarve në këtë periudhë u rrit 0.3% dhe arriti shifrën nga 46.04 milionë, raportoi Zyra Federale e Statistikave.
Megjithatë, rritja në vjeshtë ishte më e ulët se një vit më parë dhe në krahasim me tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Në Gjermani jetojnë rreth 84.5 milionë njerëz.
