Të fundit

Muslijës i kushtojnë ndeshjet me Kosovën, nuk pritet të aktivizohet në Bundesligë

Florent Muslija nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës së Paderbonit në ndeshjen e xhiros së 14-të të Bundesliga 2.

Kjo pasi që trajneri i skuadrës, Lukas Kwasniok ka deklaruar se Muslija është i lodhur nga ndeshjet ndërkombëtare me Kosovën.

Muslija luajti në tërë ndeshjen në disfatën nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri” dhe në barazimin 1:1 në Bazel kundër Zvicrës, si dhe i zhvilloi 61 minuta kundër Izraelit në fitoren 1:0.

Si rezultat i orarit të ngjeshur, Muslija nuk pritet të aktivizohet fare këtë javë me skuadrën e tij.

“Ai erdhi të mërkurën pasdite, pati tri ndeshje dhe thuajse i kompletoi të gjitha. Mund ta shihni ende lodhjen në fytyrën e tij”, ka thënë trajneri Kwasniok të enjten. Sipas mediumit gjerman “Kicker”, Muslija nuk ka stërvitur fare të enjten.

“Ai padyshim se do të stërvitet lehtësisht të premten dhe do të vendos për të. Ne kemi edhe detyrë për t’u kujdesur për lojtarët, për shkak se është rritur ndjeshëm rreziku nga lëndimet”, ka deklaruar ai. 25-vjeçari, mesfushor me tipare sulmuese, edhe dy gola e dy asistime i ka të realizuara në Kupën e Gjermanisë. Për duelin e ardhshëm në Bundesliga 2, në dyshim për të luajtur është edhe Visar Musliu.

Musliu ishte i përfshirë për 90 minuta në barazimin 1:1 të Maqedonisë së Veriut kundër Anglisë.

Muslija është golashënuesi më i mirë i Paderbornit në edicionin aktual në Bundesliga 2 me gjashtë gola të shënuar e dy asistime dhe ka kaluar formë të shkëlqyer.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci