Të fundit

Wolfsburgu tregon nëse trajneri i tyre do të marrë drejtimin e Kosovës

Në mesin e shumë emrave që po lakohen në media vendore si kandidat për stolin e trajneri të Kombëtares së Kosovës, është edhe kroati Niko Kovac.

Largimi i Primoz Glihas e ka lënë vakant këtë pozitë dhe tashmë Federata e Futbollit të Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri.

Kroati Niko Kovac është në krye të skuadrës gjermane Wolfsburg e cila së fundi është duke kaluar nëpër një krizë të rezultateve duke bërë që e ardhmja e tij të jetë e pasigurt, për t’u p[arë kështu si një opsion për të marr drejtimin e Dardanëve.

Të kontaktuar nga KosovaPress, nga klubi gjerman kanë thënë se “nuk kanë përgjigje për këtë çështje”.

“Për çështje si kjo dhe të tjera të cila i konsiderojmë të brendshme, ne nuk mund të përgjigjemi”, thuhet në përgjigjen e Wolfsburgut për KosovaPress.

Ndryshe, burime brenda FFK-së i kanë thënë KosovaPressit se deri më tani nuk ka ndonjë emër konkret për stolin e trajnerit të ri, por që një vendim mund të merret së shpejti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci