Kryeministri Albin Kurti ia ka kërkuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, disa toka të shtetit që ky i fundit i ka privatizuar në vitin 2009 me një shumë të vogël, shkruan Paparaci.
Haradinaj tha se atë tokë e ka ri blerë pasi ka qenë pronë e babait të tij.
“I kam ble me ligjet e kohës, e kam ri blerë një pronë të babait tim, një tokë të komunës tem. Ajo pronë është në fshatin Gllogjan. Unë e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore si çdo qytetarë i Kosovës”
“Ndoshta kryeministrit i pengon prona private, toka ka qenë e nacionalizune njëherë, ma ka marrë shteti njëherë. Le t’ma marrin prapë, qaty është, s’ka ku shkon”.
Tutje, sipas Haradinaj kjo çështje e tij po shfrytëzohet për shkak të pazotësisë së Kurtit për të rregulluar Ligjin e Pagave. Prandaj, kreu i AAK-së kërkon nga qytetarët që ta ndëshkojnë Kurtin për mungesë të përkushtimit për të rregulluar mirëqenien e shërbyesve civilë.
“Dënojeni këtë person, se ndryshe nuk merr vesh”.
