Në orët e para të mëngjesit një shpërthim i një granate dore ka ndodhur në veri, saktësisht në rrugën “Perandori Dushan”.
Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
I njëjti ka bërë të ditur se nga ky shpërthim janë shkaktuar dëme materiale në dritaren e një shtëpie por nuk ka lëndime në njerëz.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz”, tha Elshani.
Në vendin e ngjarjes kishin dalur njësitet kompetente policore dhe rasti është hapur si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani.
