Të fundit

​Zyberaj nis vrapimin nga Prishtina në Tiranë

Atleti kosovar Erzen Zyberaj do të vrapojë nga Prishtina deri në Tiranë për nder të Festës së Flamurit.

Ai do ta vrapojë në një distancë prej 260 kilometrave për 28 Nëntor.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe drejtori i sportit Granit Rugova i uruan atij rrugëtim të mbarë.

“I urova rrugëtim të mbarë atletit të pasionuar Erzen Zyberaj, i cili do të vrapojë nga Prishtina në Tiranë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar. Ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar. Atleti ynë po bënë një udhëtim të shkëlqyer për të sjellë bashkë me vete frymën e pavarësisë dhe lavdisë që flamuri simbolizon.”, ka shkruar Rama në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci