Të fundit

​Sot luhet përballja mes Fushë Kosovës e Dukagjinit

Ndeshja e së shtunës mes Fushë Kosovës e Dukagjinit, e cila u shty për shkak të reshjeve të mëdha të borës, do të zhvillohet sot.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan me fillim nga ora 13:00, raporton KosovaPress.

Kjo përballje i takon xhiros së 15 të Superligës së Kosovës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Dukagjini u mposht nga Ballkani 3:1, kurse Fushë Kosova humbi 1:0 kundër Dritës.

Momentalisht, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara, Dukagjini renditet në vendin e gjashtë me 17 pikë, krahas Fushë Kosovës që zë vendin e nëntë me 10 pikë.

13:00 Fushë Kosova – Dukagjini

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci