Një përleshje gjigante mes tifozëve të Newcastle dhe PSG shpërtheu në Paris mbrëmjen e djeshme, më pak se 24 orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, që do ta luajnë dy skuadrat në fjalë në “Parc des Princes”.
Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, një grup ultrasish të PSG-së sulmuan një restorant, ku ishin të pranishëm dhjetëra tifozë të Newcastle (përfshirë shumë fëmijë), duke hedhur karrige, thyer gota e xhama.
Një kaos total, ku pati edhe të lënduar derisa mbërriti policia dhe mori situatën nën kontroll. Disa video të sulmit po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale. Newcastle aktualisht ndodhet i treti në Grupin F dhe e di se duhet të marrë të paktën një pikë kundër PSG-së për të mbajtur gjallë ëndrrën e kalimit në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve.
Edhe para ndeshjes së parë në Londër, mes dy tifozërvie në fjalë ka pasur përplasje të ashpra. Pra, kjo që ndodhi në Paris shihet si “kthim kusuri” nga fansat e PSG-së.
PSG hooligans attacking a pub full of Newcastle fans in Paris today. 🇫🇷🏴⚔️https://t.co/ElBgBWwj7R
pic.twitter.com/OlI9vw54db— PSG Report (@PSG_Report) November 27, 2023
