Të fundit

Borrelli pas takimit me ministrat e jashtëm të NATO-s: Nevojitet progres nga Kosova e Serbia

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s në Bruksel.

Në një postim në X, Borrelli tha se i ka njoftuar ministrat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, por edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi.

“I njoftova ata mbi gjendjen aktuale në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Nevojitet progres nga të dyja palët”.

Ai ka shtuar se e ka përmendur rëndësinë që Bosnja të shfrytëzojë momentin për të avancuar në rrugën drejt BE-së.

“Gjithashtu rikujtova rëndësinë që BeH-ja të shfrytëzojë momentin për të avancuar me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrelli.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci