Të fundit

Ramadani synon titullin e kampionit me Dritën

Trajneri i ri i skuadrës së Dritës, Zekirija Ramadani ka deklaruar se synon titullin e kampionit me skuadrën nga Gjilani.

Trajneri shkupjan ka marrë drejtimin e Dritës ku ka nënshkruar kontratë për një vit e gjysmë.

Ai ka dalë në konferencë për shtyp së bashku me drejtorin Feti Murseli ku ka folur për arsyen pse vendosi të marrte drejtimin e Dritës.

Ramadani ka thënë se kishte vendosur të pushonte deri në pranverë, por mundësia për ta drejtuar Dritën nuk i jepet shpesh herë dhe për këtë ka pranuar të marrë drejtimin e klubit.

Gjithashtu Ramadani ka deklaruar se objektivat e tij janë që të shpallet kampion me Dritën, përkundër diferencës prej 10 pikëve nga lideri Ballkani.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Dritës. Kisha vendosur që të bëjë pushim deri në stinorin pranverorë, por nuk të jepet mundësia gjithmonë ta drejtosh Dritën. Arsyeja pse e pranova oferta është klubi, objektivat, pore dhe lojtarët”.

“Objektivi kryesor është titulli, shpresoj që ju të mendoni se nuk jemi në garë, por në fund do t’iu befasojmë të gjithëve”, tha ai.

Trajneri ka shtuar se stili i tij do të varet nga lojtarët që ka në dispozicion.

“Nuk ka pasur nevojë t’iu kërkojë të kem duart e lira, pasi dihet se unë do të marrë vendimet për lojtarë dhe nëse dështojnë është faji imi. Stili im do të përshtatet nga lojtarët që kam, nuk jam rob i një stili, por di të përshtatem”, tha ndër të tjera Ramadani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci