Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar gjatë dhjetorit në Bruksel, në mes tij, ndërmjetësuesve dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, derisa shtoi se Kosova dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të ketë normalizim pa pasur siguri.
Kurit gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, është pyetur nëse do të ketë takim në mes tij dhe Vuçiqit gjatë muajit dhjetor në Bruksel, gjë që Kurti tha se nuk është në dijeni nëse do të ketë një të tillë.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë takim të planifikuar por ju e keni të qartë se unë si kryeministër, Qeveria e Republikës së Kosovës, kanë qenë gjithmonë të përkushtuar, konstruktive, kreative por nga sulmi terrorist, kriminal në Banjskë të Zveçanit, ne duhet të theksojmë se prioritet i shtetit të Kosovës është siguria. Është siguria e kufijve, ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë por nuk mund të kemi normalizim pa pasur siguri, e siguria nënkupton që kriminelët terroristët nuk duhet të jenë të lirë si fatkeqësisht po ndodhë Serbi. Ndërkaq, kufiri i Kosovës i cili është 881 kilometra vetëm në pjesën në Serbi, duhet të jetë i sigurt, andaj edhe për mbrojtjen e tij po angazhohemi në institucionet tona të sigurisë por edhe me partnerët tonë ndërkombëtarë” u shpreh Kurti.
I pyetur për paralajmërimin e Lajçakut lidhur me marrëveshjen për energjinë, ai tha se të gjitha vonesat ndodhin nga pala tjetër tash gati dy vjet.
