Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten gjatë kontrollit të trafikut rrugor në Autostradën Ibrahim Rugova gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një kundërvajtës i cili po zhvillonte shpejtësi përtej normave të lejuara.
Në njoftim është thënë se ndaj kundërvajtësit për tejkalim të shpejtësisë në 197 kilometra në orë në zonë 80 kilometra, është shqiptuar gjoba prej 300 euro.
Po ashtu, Policia ka thënë se ndaj tij janë shqiptuar tre pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për tre muaj.

