Të fundit

KE: Omicron, variant dominues nga janari

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen foli për gjendjen e pandemisë ndërsa theksoi se mbi 66% e evropianëve kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Këtë konstatim, Von der Leyen e bëri përmes llogarisë së saj në Twitter.

Më tej, gjatë fjalës së saj në Strasburg, presidentja e KE-së tha se varianti Omicron mund të bëhet dominues në Evropë nga mesi i muajit janar.

Ajo për të cilën unë shqetësohem është se po shohim në horizont variantin e ri Omicron, i cili me sa duket është edhe më infektues. Rastet e reja po dyfishohen çdo dy ose tre ditë dhe kjo është masive. Nga mesi i janarit, duhet të presim që Omicron të jetë varianti i ri dominues në Evropë, ka thënë Der Leyen.

Der Leyen këmbënguli që 27 vendet anëtare të BE-së duhet të kenë vaksina të bollshme për t’i bërë ballë virusit.

Kryekomisionerja evropiane tha se edhe 62 milionë persona në BE kanë marrë dozën e tretë përforcuese.

Ursula von der Leyen theksoi se Evropa mund të prodhojë më shumë se 300 milionë doza vaksinash në muaj.

Në mbyllje, presidentja e Komisionit tha se BE-ja mund të aksesojë vaksina me porosi, të cilat do të jenë gati deri në muajin mars ose prill dhe më pas të marrin miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci