Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova është futur në mesin e 11-të më të mirëve të gjysmë sezonit në Ligue 1.
Zhegrova është vendosur në krah të sulmit, ku për bashkëlojtar ka Mbappen e Del Castillon.
Përfaqësuesi kosovar kishte paraqitje të jashtëzakonshme gjatë këtij gjysmë sezoni me skuadrën e Lilles, duke e zënë vendin e titulluarit.
Zhegrova është përfshirë në formacionin më të mirë të publikuar nga “Footmercato”.

Nga 24 takime i ka realizuar 3 gola dhe i ka bërë 5 asistime për Lillen në të gjitha garat në edicionin 2023/24.
Edhe pse ka kontratë deri në vitin 2026, futbollisti ofanziv mund të largohet nga Franca në verën e ardhshme për t’u transferuar në një klub më të madh evropian.
