Të fundit

Thirrje për të mos festuar Vitin e Ri në Han të Elezit dhe Kaçanik, vendosen afishe dhe digjet bredhi në qendër të qytetit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është djegur bredhi i festave të fundvitit që ishte i vendosur në qendër të qytetit në Han të Elezit.

Kryetari i komunës Mehmet Ballazhi është shprehur se nuk i di arsyet dhe se ia ka lënë në dorë policisë.

Mirëpo, një ditë para se të digjej bredhi, në Han të Elezit dhe në Kaçanik janë bërë thirrje përmes afisheve që të mos festohet viti i ri, me arsyen se nuk është festë e muslimanëve.

Për vendosjen e tyre, të martën në Kaçanik janë arrestuar dy persona, dhe këtë policia e kishte konfirmuar në raportin 24 orësh.

“Kaçanik 26.12.2023-11:00. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kaçanik, 26.12.2023 18:30. Raportohet se në Kaçanik, janë vendosur disa afishe me mbishkrime të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, kishin deklaruar policia.

Afishet ishin vendosur në disa hapësira të qytetit, duke mos kursyer as shenjat e komunikacionit.

“Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo-muslimanëve”, ishte mbishkrimi që kishin vendosur dy personat e arrestuar.

Rasti është cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci