Të fundit

Heqja e vizave: Mbi 287 mijë pasaporta u lëshuan për një vit

Pasaporta e Republikës së Kosovës që nga një janari i 2024-s do të ketë vlerë më të madhe, pasi qytetarët do të kenë mundësinë e udhëtimit edhe në zonën Schengen.

E ky lajm i shumë pritur për kosovarët ka bërë që ata të pajisen me të madhe me pasaporta.

Në të dhënat zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se mbi mbi 200 mijë qytetarë në vitin 2023 u pajisen me pasaporta.

Edhe pse procesi i pajisjes me pasaporta gjatë vitit u përcoll me probleme e me mungesë të materialit, interesimi i qytetarëve për këtë dokument udhëtimi ishte i artë.

Në përgjigjen e MPB-së thuhet se 287 mijë e 965 qytetarë në vitin që e lam pas e morën pasaportën e Kosovës.

Sipas Indeksit “Henley Passport”, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci